Trajneri i Malishevës, Kastriot Rexha, ka komentuar fitoren 2-1 ndaj Vushtrrisë, duke e vlerësuar si një ndeshje shumë të vështirë.
Rexha u shpreh i kënaqur me reagimin e skuadrës, e cila arriti ta përmbyste rezultatin dhe të siguronte tri pikët e radhës.
“Një ndeshje shumë e vështirë. Përgëzime për trajnerin dhe ekipin kundërshtar që na vuri në vështirësi. E përmbysëm rezultatin dhe treguam karakter. Tri pikët janë njësoj, si ndaj Dritës, ashtu edhe ndaj Vushtrrisë. Skuadra ka kualitet, kemi ekip të mirë”, u shpreh Rexha pas ndeshjes për ArtMotion.
/GazetaBlic Sport


