Lajme

Përplasjet te Ministria e Arsimit, policia nis shoqërimin e protestuesve

10/18/2026 14:02
nga:Genita C

Kanë nisur përplasjet e para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesve të mbledhur aty në ditën e gjashtë të protestës.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës, protestuesit janë shpërndarë më tej në drejtim të Rrugës së Durrësit.

Policia ka nisur shoqërimet e para ndërsa 2 autobote dhe dhjetëra forca policie kanë nisur të zmbrapsin protestuesit nga Ministria e Arsimit./euronews.al/