Lajme

Tensionet në protestën në Tiranë, OKB në Shqipëri apel për dialog dhe uljen e tensioneve

10/17/2026 21:48
nga:Mergim Rreci

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar sërish lidhur me tensionet gjatë protestës në Tiranë, duke bërë thirrje për dialog konstruktiv dhe respektimin e të drejtave themelore.

Përmes një deklarate zyrtare, ajo shprehet se e drejta për tubim paqësor dhe liria e shtypit duhet të respektohen dhe të mbrohen.

Organizata nënvizon gjithashtu se çdo ndërhyrje e forcave të rendit duhet të jetë në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe standardet e të drejtave të njeriut.

Në reagimin e saj, OKB-ja dënon aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe paqësore.