Lajme

Furgona dhe makina policie në sheshin “Skënderbej”, nisin shoqërimet e dhunshme të qytetarëve

10/17/2026 19:34
nga:Gazeta Blic

Situata me protestën ka përshkallëzuar pasi makinat e policisë kanë hyrë në shesh, duke krijuar një situatë kaotike dhe shqetësuese.

Dhjetëra efektivë policie kanë nisur të shoqërojnë njerëz masivisht. Disa persona janë dhunuar nga efektivët gjatë shoqërimit.

Efektivët e policisë janë shpërndarë në zona të ndryshme. Edhe protestuesit janë shpërndarë për t’u shpëtuar ndalimeve të policisë.