Lajme

15 të lënduar te Trauma dhe QSUT nga përplasjet në protestë, mes tyre 9 protestues, 5 efektivë dhe 1 kalimtar

10/17/2026 17:15
nga:Mergim Rreci

Nëntë protestues dhe katër efektivë të Policisë kanë mbërritur në Spitalin e Traumës, pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë.

Sipas informacionit nga Spitali i Traumës, nga nëntë protestuesit e lënduar, njëri është shtruar në spital, ndërsa tre të tjerë kanë marrë mjekim dhe janë larguar.

Ndërkohë, nga katër efektivët e policisë që kanë marrë ndihmë mjekësore, dy kanë marrë mjekim dhe kanë lënë spitalin. Gjithashtu, në spital ka marrë ndihmë mjekësore edhe një kalimtar, i cili është lënduar si pasojë e përplasjeve.

Ndërsa në QSUT një tjetër efektiv po i nënshtrohet ekzaminimeve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë në Tiranë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.