Lajme

Daut Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Adrian Krasniqi: Luani i pathyer i UÇK-së, mbetet i gjallë në kujtesën tonë

10/16/2026 12:41
nga:L J

Daut Haradinaj, pas homazheve në nderim të 29-vjetorit të rënies së bashkëluftëtarit Adrian Krasniqi, ka kujtuar figurën e tij përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj ka theksuar se Adrian Krasniqi i bashkoi njerëzit atëherë dhe vazhdon t’i bashkojë edhe sot, duke mbetur i gjallë në kujtesën e tyre si një luan i pathyer i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Adrian Krasniqi na bashkoi ashtu siç na ka bashkuar gjithmonë. Ai, edhe pas 29 vitesh në përjetësi, mbetet i freskët në kujtesën tonë si luan i pathyer i UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj.