Lajme

Haradinaj: Nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, uroj të gjendet zgjidhja

10/15/2026 23:27
nga:Mergim Rreci

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj, ka komentuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova ecurinë e protestës në Shqipëri.

Haradinaj tha se nuk dëshiron ta shoh Shqipërinë në këtë skenë.

“Unë nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, në këtë gjendje. Prandaj, uroj që të zgjidhet, të zvogëlohet ky hendek, të dialogohet me protestuesit dhe të gjendet një zgjidhje”, deklaroi ajo.