Gazetari dhe publicisti Frrok Çupi sa i përket protestës në Shqipëri, ngriti shqetësimin se e njëjta po mbulohet me emërtimin si protestë e studentëve, por sipas tij nuk dihet se çfarë është.
“Vetëm sot ka pasur në protestë adoleshentë të moshës 14 vjeç deri në 17, që ishin shumica, dhe dy ditë më parë, kur filloi protesta, raporti me studentë dhe jo studentë, sipas statistikave, ka qenë shumë, shumë i ulët”, tha Çupi, duke cituar tutje deklaratën e drejtorit të policisë në Shqipëri se nga 19 protestues të arrestuar, asnjë nuk ishte student.
“Prania e studentëve në këtë protestë është shumë minimale, dhe e keqja është se po mbulohet me fjalën studentë një gjë që s’e kuptojmë çka është, është një errësirë, një gjë e panjohur”, tha ai./21Media


