Trabzonspor ka triumfuar 2-4 në transfertë ndaj KuPS, në ndeshjen e Conference League, me Ernest Muçin që la gjurmën e tij në këtë sukses.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 74-t dhe dhuroi një asistim fantastik për Franculinon, i cili vulosi fitoren e skuadrës turke.
Një tjetër paraqitje pozitive për Muçin, që po dëshmon se mund të jetë vendimtar edhe kur e nis ndeshjen nga stoli.
PAMJET – VIDEO.
/GazetaBlic Sport/


