Lajme

Avdullah Hoti pret në Kuvend ekspertin amerikan Edward Joseph, diskutojnë për Kosovën dhe SHBA-në

10/15/2026 19:04
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot në zyrat e tij në Kuvend ekspertin amerikan të politikës së jashtme dhe çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Prof. Edward P. Joseph, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi, Hoti bëri të ditur se me Josephin diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti e falënderoi ekspertin amerikan për angazhimin e tij në forcimin e miqësisë dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.