Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale, duke iu referuar veprimeve të kësaj partie si në opozitë, ashtu edhe gjatë kohës në pushtet.
“Vetëvendosje s’ka qenë kundër Gjykatës Speciale. Këtë e kanë dëshmuar edhe veprimet e veta në opozitë edhe tash në pushtet”, thotë Molliqaj.


