Ka nisur seanca plenare e Kuvendit me shtatë pika në rendin e ditës.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i hapi punimet e seancës duke e ftuar anëtarin e Listës Serbe, Ivica Coviq, që të betohet për ta marrë mandatin e deputetit, duke e zëvendësuar kështu kryetarin e partisë, Zlatan Elek, i cili hoqi dorë nga mandati.
“Kërkoj nga deputeti që ta nënshkruajë tekstin e betimit dhe t’ia dorëzojë shërbimit të deputetëve”, tha Haxhiu pasi lexoi betimin.


