Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Rahovinë të Ferizajt.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti u iniciua si “Hetim mbi vdekjen”.
“Fsh. Rahovicë, Ferizaj 14.10.2026-21:35. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, mjekësia ligjore dhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.


