Lajme

“Mos u mërzisni”, Rama me punëtorët e pastrimit: Disa shkatërrojnë, të tjerë ndërtojnë

10/15/2026 09:29
nga:L J

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me punëtorët e pastrimit të cilët kishin dalë që në mëngjes për të pastruar rrugët nga ato çka lanë protestat mbrëmë në Tiranë.

Ai përshëndeti secilin prej tyre, duke u thënë që mos të mërziten pasi sipas tij disa shkatërrojnë, të tjerë ndërtojnë.

“Mos u mërzisni, disa shkatërrojnë të tjerët ndërtojnë. Ne do vazhdojmë të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Të pastrojmë, të gjelbërojmë, të zbukurojmë dhe të nderojmë”, u tha ai.