Sporti

Valverde kritikon Real Madridin: Pse tregojmë shpirt luftarak vetëm kur jemi duke humbur?

10/14/2026 23:16
nga:L J

Federico Valverde ka kritikuar paraqitjen e Real Madridit, pavarësisht fitores spektakolare 4-3 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori uruguaian u shpreh se skuadra duhet të tregojë të njëjtin shpirt luftarak që nga fillimi i ndeshjes, e jo vetëm kur gjendet në disavantazh.

“Pse tregojmë shpirt luftarak vetëm kur jemi duke humbur? Si lojtar, jam krenar për ekipin dhe mënyrën se si luftuam, por është e vërtetë se, nëse do të luanim kështu që nga fillimi, gjërat do të kishin shkuar krejt ndryshe”, deklaroi Valverde.

/GazetaBlic Sport