Gazetari italian Gianluca Di Marzio raporton se Venezia do të emërojë Davide Nicolën si trajner të ri, pasi kanë arritur marrëveshje për një kontratë njëvjeçare e gjysmë, deri në vitin 2028.
Së fundmi, klubi italian shkarkoi Giovanni Stroppan pas një nisjeje katastrofike të sezonit të ri pa asnjë fitore, duke grumbulluar zero pikë në gjashtë ndeshje.
Nicola drejtoi Cremonesen sezonin e kaluar, por nuk arriti ta shmangte rënien nga Seria A.
53-vjeçari do të nënshkruajë kontratën me Venezian në orët në vijim, ndërsa seanca e tij e parë stërvitore është planifikuar për nesër në mëngjes.
/GazetaBlic Sport


