Atletico Madridi ka përmbushur më në fund një statistikë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur për herë të parë një klub anglez në fazën e grupeve ose në fazën e ligës së kësaj gare.
Skuadra e Diego Simeones e realizoi këtë sukses pas fitores së pastër 2-0 ndaj Manchester Unitedit, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë.
Ky rezultat shënon një moment të veçantë për madrilenët, të cilët më në fund kanë thyer këtë tabu në përballjet me skuadrat angleze gjatë fazës së grupeve apo fazës së ligës së kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.
/GazetaBlic Sport/


