Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me rastin e lëndimit të Ledion Ballës nga Librazhdi në protestën e mbrëmshme në Shqipëri, duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke kërkuar hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Përmes një postimi, Balla ka theksuar se i riu nuk kishte lidhje me huliganët, ndërsa ka kërkuar që hetimi të përcaktojë shkakun e frakturës në këmbë dhe përgjegjësitë individuale.
Ai ka theksuar gjithashtu se rasti nuk duhet të përdoret kundër Policisë së Shtetit si institucion.


