Sporti

Super ndeshje sonte, spektakël tek City-PSG!

10/14/2026 08:43
nga:Mergim Rreci

Të mërkurën do të luhen nëntë duelet e tjera, të vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Kampioneve.

Spikat dueli mes Manchester Cityt dhe Paris Saint Germain. Të dyja ekipet vijën pas fitoreve në raundin e parë dhe kërkojnë të tregojnë forcën në këtë përballje direkte.

PSG-ja regjistroi fitoren më të thellë të raundit të 6-1 ndaj Slovan Bratislavas, ndërsa City triumfoi 0-2 ndaj Portos në Portugali.

Përballje interesante është edhe ajo mes Real Madrid dhe Romës, në kryeqytetin italian. Madrilenët vijnë pas fitores ndaj Interit, ndërsa për trajnerin Jose Mourinho është një rikthim në stadiumin e verdhekuqve, të cilët i ka drejtuar në të kaluarën.

Në raundin e parë, Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fenerbahce, ndërsa kërkon të bëjë surprizën në shtëpi.

Liverpool ka një transfertë të lehtë në letër, siç është ajo ndaj LASK, ndërsa Feyenoord pret Comon.

Borussia Dortmund do të përballet me Bodo/Glimt në Norvegji, Betis pret Porton, ndërsa Aston Villa sfidohet me Fenerbahcen.

Deuelet e tjera janë: Slovan Bratislava-Stuttgart dhe Shakhtar Donetsk-AEK.

Screenshot