Sporti

Yamal pas fitores ndaj Galatasarayt: Ne jemi ekipi më i mirë në botë

10/14/2026 07:46
nga:Mergim Rreci

Lamine Yamal ka shprehur besimin se Barcelona mund ta fitojë tripletën këtë sezon, pas fitores ndaj Galatasarayt.

“Ta fitojmë tripletën këtë sezon? Po, ne jemi Barcelona, ekipi më i mirë në botë”, deklaroi ylli katalanas.

Deklarata e 19-vjeçarit tregon ambicien e madhe të Barcelonës për të luftuar për trofetë më të rëndësishëm, përfshirë La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.

/GazetaBlic Sport/