Hansi Flick e vlerësoi së tepërmi Lamine Yamalin pas fitores 4-1 të Barcelonës ndaj Galatasarayt.
Duke folur pas ndeshjes, Flick tha: “Lamine Yamal nuk shënoi sot, por krijoi mjaft raste për të shënuar 3 ose 4 gola.”
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm për ne,” shtoi Flick.
Duke komentuar ndeshjen, Flick deklaroi se skuadra e tij mund të bëjë më mirë.
“Mendoj se luajtëm mirë edhe në pjesën e parë. Ata patën një aksion dhe shënuan një gol,” tha Flick.
“Sigurisht që duhet të përmirësohemi, por ky stadium nuk ishte një terren i lehtë. Jam shumë i kënaqur me rezultatin,” shtoi trajneri.
/GazetaBlic Sport


