Lajme

Situatë e tensionuar: Ndizen zjarre në Tiranë, policia përballë flakëve te Pazari i Ri

10/13/2026 22:49
nga:Genita C

Situatë e tensionuar është duke u zhvilluar në Tiranë, ku ka eskaluar protesta e studentëve.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen forca policore teksa ecin buzë zjarrit të ndezur në tregun e Pazarit të Ri.

Ndërkohë, në rrjete sociale po bëhet thirrje që të ndizen zjarre gjithandej.

Çaste më parë, protestuesit sulmuan objektin e Bashkisë së Tiranës, duke hedhur koktejë molotovi dhe kanë ndezur zjarre.