Lajme

“E di që është zotuar”, “Është i vendosur”, Mustafa tregon çfarë pret nga Kurti pas vendimit të Speciales ndaj krerëve të UÇK-së

10/13/2026 22:20
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se rrëzimi i vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të jetë prioriteti kryesor i institucioneve të Kosovës.

Në “Click” të RTV21, Mustafa tha se që nga marrja e këtij vendimi, për të nuk ka çështje më të rëndësishme sesa angazhimi për ta kundërshtuar atë, të cilin e cilësoi si të padrejtë ndaj trashëgimisë kombëtare.

“Nga koha kur është marrë vendimi, për mua nuk ka tema të tjera. Është temë top-prioritet për ta hedhur poshtë këtë vendim të padrejtë për trashëgiminë tonë kombëtare. Unë mendoj që kryeministri është i vendosur. E di që ai është zotuar se është gjithanshëm i interesuar për ta rrëzuar këtë vendim”, tha Mustafa