Sporti

Aurelien Tchouameni emëron tre lojtarë që e meritojnë Topin e Artë, injoron Lamine Yamalin

10/13/2026 18:59
nga:L J

Kur u pyet se kush e meriton të fitojë “Topin e Artë”, mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, nuk hezitoi të përmendte emrin e Kylian Mbappes.

Tchouameni shtoi: “Nëse nuk është ai, atëherë janë lojtarë të tjerë francezë, si Dembele apo Olise.”

Tchouameni e anashkaloi plotësisht Lamine Yamalin e Barcelonës, një nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin.

Fituesi i “Topit të Artë” do të shpallet më vonë gjatë muajit tetor, me 26 tetor.

/GazetaBlic Sport