Lajme

Blerta Deliu: Me e pritë gazetarin te dera e studios për një postim, e me ia përfshi familjen për me ia ndalë zanin, deri këtu keni ra?!

10/12/2026 23:39
nga:L J

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas rastit ku Gani Geci e priti gazetarin Lirim Mehmetaj tek RTV Dukagjini, duke e kritikuar ashpër këtë veprim dhe duke e cilësuar si përpjekje për frikësim të gazetarit.

Përmes një reagimi publik, Deliu ka thënë se Mehmetaj prej kohësh përballet me sulme për shkak të punës së tij, ndërsa ka kërkuar që rasti të marrë përgjigje nga organet e rendit.

Ja postimi i saj:

“Me e pritë gazetarin te dera e studios për një postim, e me ia përfshi familjen për me ia ndalë zanin, deri këtu keni ra?!
Lirim Mehmetaj prej kohësh përballet me sulme të ulëta për shkak të punës së tij. Por kjo është përpjekje e hapur për frikësim dhe duhet me marrë përgjigje nga organet e rendit.
Çfarë të drejte i jep vetes dikush me e pritë gazetarin te dera për me i kërku llogari?!
Lirim, përgëzime për qëndrimin dinjitoz e profesional sonte në emision”, shkruan Deliu.

/GazetaBlic