Reperi Ledri Vula është shfaqur krah këngëtares Bebe Rexha në dasmën e vëllait të saj, ku ai ishte i ftuar për të performuar.
Ledri ka ndarë në Instagram disa pamje me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, ku dyshja shihen duke biseduar dhe pozuar së bashku gjatë festës.
Ndërkohë, në dasmën e zhvilluar me tradita shqiptare ka performuar edhe këngëtarja Yllka Kuqi, duke e bërë muzikën shqiptare pjesë të kësaj feste familjare.


