Lajme

Burim Ramadani kërkon veprime konkrete pas vdekjes së 54-vjeçarit në vendin e punës në Ferizaj

10/12/2026 18:50
nga:Genita C

Burim Ramadani ka reaguar pas vdekjes së një 54-vjeçari në vendin e punës në Ferizaj, duke shprehur shqetësimin për rastet e përsëritura të vdekjeve në vendin e punës gjatë këtij viti, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se institucionet nuk duhet të mjaftohen vetëm me telegrame ngushëllimi dhe deklarata, por duhet të ndërmarrin veprime konkrete përballë kësaj situate.

Ramadani i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.