Lajme

Protestë në Bruksel në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, bashkatdhetarët mbushin qendrën e qytetit

10/10/2026 16:38
nga:Mergim Rreci

Qindra bashkatdhetarë janë mbledhur në qendër të Brukselit, ku po protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nën tingujt e këngëve patriotike dhe me flamujt e UÇK-së, Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, protestuesit po shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj vendimeve të Hagës.

Pjesë e kësaj proteste janë edhe qytetarë të shumtë të ardhur nga Kosova, mes tyre përfaqësues të platformës “Liria Ka Emër”, si dhe vëllai i Kadri Veselit, i cili është i shoqëruar nga Hysni Gucati.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli vendimet e saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, Jakup Krasniqin me 25 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.