Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj, policia i sekuestron marihuanë, para, telefona dhe një thikë

10/09/2026 09:25
nga:L J

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë një kontrolli policor në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 8 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Ferizaj.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 21.1 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Po ashtu, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Posedim i substancave narkotike”.