Sporti

Michael Olise ka vetëm një destinacion në mendje nëse largohet nga Bayern Munich!

10/08/2026 22:30
nga:Mergim Rreci

Michael Olise do ta konsideronte largimin nga Bayern Munich vetëm në rast se do të kishte mundësi të transferohej te Real Madridi. 

Francezi thuhet se është i hapur për një aventurë të re vetëm nëse klubi madrilen bën një ofertë serioze për të siguruar shërbimet e tij.

Nëse Real Madridi nuk ndërmerr hapa konkretë, Olise pritet të vazhdojë karrierën në Mynih dhe të rinovojë kontratën me Bayern.

/GazetaBlic Sport/