Jose Mourinho ka rikthyer një nga periudhat më të zjarrta të futbollit spanjoll me një deklaratë që po shkakton reagime të shumta.
Trajneri portugez, duke folur për kohën e tij te Real Madridi, iu referua çështjes Negreira dhe rivalitetit të ashpër me Barcelonën.
“Mbërrita te Real Madridi gjatë viteve kryesore të Negreirës. Mbaj mend që askush nuk dinte për të, por ne e ndienim dhe e përjetonim… Sapo u largova, të gjithë e morën vesh.”
Një deklaratë që rikthen në qendër të vëmendjes vitet e rivalitetit Real Madrid–Barcelona, ndërsa Mourinho lë të kuptohet se në Madrid kishte një perceptim të fortë për atë që po ndodhte, shumë përpara se çështja Negreira të bëhej publike.
Barcelona dhe çështja Negreira vazhdojnë të jenë në qendër të një prej debateve më të mëdha të futbollit spanjoll, ndërsa fjalët e Mourinhos kanë ndezur sërish tifozët në rrjetet sociale.
/GazetaBlic Sport/


