Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po kërkon të forcojë mbështetjen e tij në Afrikë përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të organizatës.
Sipas raportimeve të L’Équipe, Infantino zhvilloi një takim në Cape Verde, ku premtoi se FIFA do të vazhdojë investimet në futbollin afrikan dhe se financimi për futbollin në kontinent do të rritet më tej.
Afrika përfaqësohet nga 54 federata anëtare të FIFA-s, duke e bërë një nga blloqet më të rëndësishme të votave në zgjedhjet presidenciale të organizatës.
Me më shumë se një të katërtën e totalit të votave, mbështetja e federatave afrikane mund të jetë një faktor i rëndësishëm në garën për drejtimin e FIFA-s.
Infantino duket se po e vendos Afrikën në qendër të strategjisë së tij, duke theksuar investimet dhe zhvillimin e futbollit në kontinent.
/GazetaBlic Sport/


