Manchester City e ka konsideruar seriozisht mundësinë për të transferuar Frenkie de Jong nga Barcelona gjatë kësaj vere. Kampionët anglezë kanë kontaktuar klubin katalanas për të mësuar më shumë rreth situatës së mesfushorit holandez.
Barcelona ishte e hapur për të negociuar një transferim, duke bërë që mundësia e një marrëveshjeje të merrte formë. Megjithatë, City vendosi të tregohej i kujdesshëm përpara se të ndërmerrte hapa konkretë.
Sipas raportimeve, klubi anglez kërkoi raportet mjekësore të De Jong për të vlerësuar gjendjen e gjurit të tij dhe rrezikun e një problemi të mundshëm në të ardhmen.
Pas shqyrtimit të informacionit mjekësor, Manchester City vendosi të mos e vazhdonte më tej interesimin dhe transferimi nuk u konkretizua.
Kështu, pavarësisht interesimit serioz dhe gatishmërisë së Barcelonës për të negociuar, Frenkie de Jong mbeti te klubi katalanas, ndërsa City zgjodhi të mos e finalizonte operacionin.
/GazetaBlic Sport/


