Lajme

Ministria e Arsimit mohon se policia ka bastisur objektin e saj: Po punojmë normalisht

10/08/2026 15:42
nga:L J

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka mohuar se janë kryer bastisje në këtë objekt pas raportimeve në disa media se zyrtarë të saj janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

“MASH sqaron se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se ky informacion është i pavërtetë dhe se në ambientet e saj nuk ka pasur bastisje”.

Ministria ka kërkuar nga mediat që të publikojnë demantin, ndërsa tha se puna në këtë ministri po zhvillohet normalisht.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se puna në institucion po zhvillohet normalisht dhe se të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat institucionale po realizohen sipas planifikimeve të përcaktuara”.