Sipas “Corriere dello Sport”, gjasat që David de Gea ta çojë deri në fund kontratën e tij me Fiorentinën e cila zgjat deri në vitin 2028 janë të pasigurta.
Pavarësisht rikthimit në formë të mirë të ish-portierit të Manchester United, i cili ka bërë paraqitje solide në ndeshjet e fundit, klubi i Fiorentinës po shqyrton opsionet për pasardhësin e tij.
Paga e 36-vjeçarit përbën një nga pengesat kryesore, ndaj klubi po mendon ta largojë atë nga lista e pagave për të lehtësuar krizën financiare.
Për më tepër, ata e kanë identifikuar talentin e akademisë së tyre, Tommaso Martinelli – i cili aktualisht është i huazuar te klubi i Serie B, Avellino – si pasardhësin e spanjollit.
/GazetaBlic Sport


