Arda Guler është shpallur “Lojtari i Muajit” i Real Madridit për muajin shtator, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse.
Mesfushori turk u aktivizua në katër ndeshje të La Ligës sezonin e kaluar, duke regjistruar dy asiste. Deri më tani, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë tri asiste në të gjitha garat.
“Ndihem shumë i rëndësishëm dhe jam shumë i lumtur e krenar për këtë çmim. Dua t’i falënderoj të gjithë. Shpresoj se mund të fitojmë tituj këtë vit dhe se mund të kontribuoj në këtë drejtim. Po punojmë për t’i fituar të gjitha ndeshjet që kemi përpara,” tha Guler.
/GazetaBlic Sport


