Sporti

Scott McTominay kthehet në stërvitje me Napolin pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër

10/08/2026 13:09
nga:L J

Scott McTominay është rikthyer në stërvitje me Napolin për herë të parë që nga kryerja e një ndërhyrjeje në zemër muajin e kaluar.

Futbollisti 29-vjeçar i kombëtares së Skocisë iu nënshtrua një trajtimi korrigjues me ablacion në spitalin “Spire” në Mançester, pasi në shtator iu diagnostikua një aritmi e lehtë dhe beninje.

Ndërhyrja rezultoi e suksesshme dhe mesfushorit iu rekomandua një periudhë pushimi para se t’i bashkohej sërish skuadrës së Serisë A.

Më herët, ai kishte postuar një mesazh në Instagram për tifozët: “Shihemi së shpejti Napoli, nuk do të vonoj”.

Scott McTominay është rikthyer në stërvitje me Napolin për herë të parë që kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër muajin e kaluar.

/GazetaBlic Sport