Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se të gjithë minatorët kanë dalë në sipërfaqe, të fundit në orën 02:50 të mëngjesit, pas rikthimit të furnizimit me energji në minierë, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka njoftuar se ndërrimi i parë ka nisur punën normalisht.
Postimi i saj i plotë:
Të gjithë minatorët kanë dalë në sipërfaqe, të fundit në orën 02:50 të mëngjesit, pas rikthimit të furnizimit me energji në minierë.
Ndërrimi i parë ka nisur punën normalisht.
Falënderoj ekipet e Trepçës, KOSTT-it dhe të gjithë ata që kontribuuan për përballimin e situatës.


