Gazetari i “El Larguero”, Anton Meana, raporton se sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, është gati për ndeshjen kundër Villarrealit këtë të shtunë dhe është rikuperuar nga shqetësimi në gju që pësoi gjatë pushimit për ndeshjet e kombëtareve.
Jose Mourinho mund ta aktivizojë sërish sulmuesin francez si titullar.
Meana shton se trajneri portugez pritet të dalë në mbrojtje të Mbappes gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes nesër, pavarësisht polemikave dhe vëmendjes së shtuar mediatike rreth tij ditët e fundit, pas udhëtimeve të tij vajtje-ardhje në Paris.
“Problemi i vetëm është se unë ende e shoh këtë dhomë zhveshjeje po aq të ftohtë sa ishte pesë muaj më parë,” deklaroi Meana.
/GazetaBlic Sport


