Raportimet se Alejandro Hernandez Hernandez do të drejtojë El Clasicon e parë të sezonit mes Barcelonës dhe Real Madridit duket se janë të parakohshme.
Lajmi u bë i ditur fillimisht nga gazetari Roberto Gomez në Radio MARCA, ndërsa më pas u raportua edhe nga disa media spanjolle. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga komiteti i arbitrimit.
Sipas faqes së specializuar Archivo VAR, Hernandez Hernandez nuk është aktualisht një opsion real për këtë përballje dhe emërimi i tij praktikisht është përjashtuar.
Ndërkohë, emri i tij ka shkaktuar polemika te Real Madridi, veçanërisht pas kritikave të publikuara nga Real Madrid TV për paraqitjet e tij të fundit.
Për momentin, gjyqtari i El Clasicos së 25 tetorit mbetet i pa konfirmuar zyrtarisht
/GazetaBlic Sport/


