Pas zgjedhjes së Presidentes së re të Kosovës, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar duke thënë se vendi tashmë i ka institucionet e kompletuara.
Përmes një postimi, Nagavci ka kujtuar periudhën e gjatë të pasigurisë institucionale, duke theksuar se Kosovës i është dashur një vit e tetë muaj, tri palë zgjedhje parlamentare dhe një proces i gjatë politik për të arritur deri te kompletimi i institucioneve.
Sipas saj, përfundimi i këtij procesi shënon një moment kur institucionet duhet t’i rikthehen punës dhe vendimmarrjes.
“Tani është koha për punë dhe vendimmarrje, për institucione që funksionojnë me mandat të plotë dhe që i japin përgjigje nevojave të qytetarëve”, ka shkruar Nagavci.


