Lajme

Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë zgjedhjen e presidentes, Shiroka-Pula mbetet kushtetuese

10/07/2026 11:12
nga:G B

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar lidhur me dërgimin në Kushtetuese të zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka Pula, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vetëm deputetët së paku 10, mund ta dërgojnë në Kushtetuese atë dhe dërgimi i një njoftimi në gjykatë nuk ka efekt pezullues mbi zgjedhjen.

Postimi i tij i plotë:

E vetmja palë e autorizuar pë ta kontestuar drejtpërdrejt vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentes mbrëmë, janë së paku dhjetë deputetë, të cilët duhet ta parashtrojnë kërkesën brenda tetë ditësh nga miratimi i vendimit. Nëse brenda këtij afati nuk parashtrohet kërkesë, kjo rrugë e kontestimit mbyllet.

Dërgimi i një “njoftimi” në Gjykatën Kushtetuese nuk ka, në vetvete, asnjë efekt pezullues mbi zgjedhjen. Edhe nëse pretendohet që Kuvendi ka shkelur aktgjykimin, duhet të përcaktohet nëse është përmbushur kushti për shpërndarjen e Kuvendit.

Gjykata mund ta mbikëqyrë zbatimin e aktgjykimit të vet. Por kjo kompetencë opsionale nuk përbën, vetvetiu, rrethanë të sigurtë që Gjykata merr autorizim për ta anuluar një vendim të ri të Kuvendit duke anashkaluar kushtet e nenit 113.5.