Ish-portieri i kombëtares së Anglisë, Paul Robinson, komentoi mbi shanset e sulmuesit të Bayern Munichut, Harry Kane, për të fituar “Topin e Artë”.
“Nëse Harry Kane nuk e fiton ‘Topin e Artë’ këtë vit, kjo padyshim që do të ishte një padrejtësi. Konkurrenca është e fortë, por askush nuk po regjistron shifra si ai,” tha Robinson për BBC-në.
Anglezi 33-vjeçar shënoi 61 gola dhe dha 7 asiste në 51 ndeshje me klubin sezonin e kaluar.
Me Bayernin, ai fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.
/GazetaBlic Sport


