Drejtori sportiv i Chelsea-t, Laurence Stewart, pritet të largohet nga klubi me marrëveshje të ndërsjellë, sipas gazetës “The Telegraph”, duke i dhënë fund kështu periudhës së tij në “Stamford Bridge” pas gati katër vitesh.
Largimi i Stewart shihet si pjesë e një evolucioni në strukturën drejtuese sportive të Chelseat dhe jo si pasojë e ndonjë mosmarrëveshjeje. Klubi nuk planifikon të emërojë një zëvendësues të drejtpërdrejtë.
Paul Winstanley, Sam Jewell dhe Joe Shields pritet të marrin përgjegjësi më të mëdha brenda departamentit sportiv dhe të bashkëpunojnë ngushtë me trajnerin kryesor, Xabi Alonso.
Stewart iu bashkua Chelseat nga Monaco në vitin 2023, pasi më parë kishte punuar me Manchester Cityn, Evertonin dhe kombëtaren e Anglisë.
/GazetaBlic Sport


