Lajme

“Mendoj që është fort Vetëvendosje, nuk e di a e ka librezën”, Hamza tregon se PDK nuk e mbështet Feride Rushitin për presidente

10/06/2026 21:06
nga:G B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka hedhur poshtë edhe ofertën e dytë të kryeministrit Albin Kurti për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e presidentit në një seancë këtë mbrëmje.

Pasi Kurti ia kërkoi votat e PDK-së për Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president, në këmbim të votimit të ligjit për Specialen, Hamza mendon se Rushiti është “fort Vetëvendosje”.

“Mendoj që është fort Vetevëndosje, nuk e di a e ka librezën, ndoshta s’e ka…Është Vetëvendosje”, tha Hamza për Rushitin.

Hamza shtoi se “president pa marrëveshje politike nuk mundet me pas”.