Lajme

Hamza e refuzon edhe ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen

10/06/2026 20:41
nga:G B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Bedri Hamza, i është përgjigjur propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka thënë se qasja e deritanishme nuk është serioze, duke theksuar se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk i takon vetëm PDK-së.

“Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm Partisë Demokratike të Kosovës, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, u shpreh ai.

LAJMI I FUNDIT/ Kurti: Pos Bekim Sejdiut, i kemi edhe dy emra për president, Glauk Konjufca e Feride Rushiti