Sporti

Leo Messi nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ nga Universiteti i Buenos Airesit

10/06/2026 19:08
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi është nderuar me një nga vlerësimet më të veçanta jashtë fushës së futbollit.

Universiteti i Buenos Airesit i ka akorduar yllit argjentinas titullin Doctor Honoris Causa, një prej nderimeve më të larta honorifike që jep institucioni akademik.

Ky vlerësim vjen si njohje për karrierën e jashtëzakonshme të Messit, kontributin e tij në përfaqësimin e Argjentinës dhe ndikimin që ka pasur përtej sportit.

Për miliona tifozë, Messi është një prej figurave më të mëdha të historisë së futbollit, ndërsa ky nderim nga një prej universiteteve më prestigjioze të Argjentinës i shton edhe një kapitull të veçantë historisë së tij.

/GazetaBlic Sport/