Sporti

Kosova U21 – Finlanda U21, formacionet zyrtare

10/06/2026 18:29
nga:Mergim Rreci

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Kosovës U21 dhe Finlandës U21, e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova U21 do ta nisë ndeshjen me këtë formacion:

Seji; Parduzi, Shala, Lleshi, Sahitaj; Ademi; Xhylani, Jashari, Zeqiri, Sadriu; Gashi.

Në anën tjetër, Finlanda U21 do të startojë me:

Jantunen; Ylitova, Lotjonen, Kangasniemi, Galvez; Hyrylainen, Siltanen; Soderback, Mentu, Korkko; Moller.

Përballja do të nisë nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Hyrja në stadium është falas për të gjithë tifozët, të cilët janë të ftuar të jenë të pranishëm dhe të mbështesin “Dardanët” e rinj në këtë sfidë.

/GazetaBlic Sport/