Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet aksioni në Superligën e Kosovës me ndeshjet e xhiros së tetë.
Java nis të premten me dy përballje. Llapi pret Ballkanin në orën 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në 18:00 Drita përballet me Malishevën në Gjilan.
Të shtunën, Vushtrria luan ndaj Gjilanit në ora 14:00, ndërsa në 18:00 Drenica pret Feronikelin ’74 në “Bajram Aliu”.
Xhiroja mbyllet të dielën me ndeshjen mes Prishtinës dhe Dukagjinit, për të cilën ende nuk janë përcaktuar ora dhe stadiumi.
Superliga – Java e 8-të
E premte
14:00 – Llapi – Ballkani
18:00 – Drita – Malisheva
E shtunë
14:00 – Vushtrria – Gjilani
18:00 – Drenica – Feronikeli ’74
E diel
Prishtina – Dukagjini
/GazetaBlic Sport/


