Sporti

Nelson Hysa: I ftoj të gjithë shqiptarët të jenë aty me flamurin më të mirë në botë

10/06/2026 17:51
nga:Mergim Rreci

Nelson Hysa ka folur me emocione në konferencën e parë përpara përballjes së tij ndaj Agit Kabayel, duke iu drejtuar veçanërisht tifozëve shqiptarë.

“E di që do të ketë shumë tifozë shqiptarë. Jam i emocionuar të shoh flamurin tim në këtë stadium dhe jam i lumtur që do ta vendos flamurin tim në titullin botëror”, u shpreh Hysa.

Boksieri shqiptar i ftoi të gjithë shqiptarët që ta mbështesin në këtë sfidë të rëndësishme dhe të jenë të pranishëm me flamurin kuqezi.

“I ftoj të gjithë shqiptarët të jenë aty me flamurin më të mirë në botë dhe t’u tregojmë të gjithëve se ne jemi më të mirët në botë”, tha Hysa.

Përballja me Agit Kabayel pritet të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme në karrierën e Nelson Hysës, ndërsa boksieri shqiptar synon të përfaqësojë denjësisht ngjyrat kuqezi përpara tifozëve të tij.

/GazetaBlic Sport/